Mbi 500 shtëpi mbulohen nga balta, të paktën 100 të vdekur në Afganistan

Shirat e dendur kanë përmbytur rajonin verior dhe lindor të Afganistanit, duke vrarë të paktën 100 njerëz. Mes të vdekurve raportohen edhe fëmijë, si dhe shumë të plagosur në gjendje kritike për jetën.

Ministria e Menaxhimit të Fatkeqësive në Afganistan, deklaroi se gati 500 shtëpi u shkatërruan, kur shirat e rrëmbyeshëm gjatë natës të së mërkurës nxitën përmbytje që shkatërruan një provincë, në veri të kryeqytetit Kabul.

Qeverisë së vendit iu bë thirrje të ofrojë ndihmë, si dhe të sigurojë mbështetje të menjëhershme për punëtorët që gërmojnë nëpër baltë, për të arritur te personat e izoluar.

Përmbytjet më parë në fillim të muajit gusht, shkaktuan po ashtu dëme të shumta materiale dhe të paktën 16 njerëz mbetën të vdekur.

  • LAJMI I FUNDIT | Elbasan, një person qëllon me armë në drejtim të Policisë
  • LAJMI I FUNDIT | Policia: Si pasojë e të shtënave janë plagosur dy kalimtarë
  • LAJMI I FUNDIT | Elbasan, në vendngjarje kanë mbërritur Forcat Shqiponja, pritet FNSH
  • LAJMI I FUNDIT | Ngjarja në Elbasan, Policia: Personi vijon të qëllojë me armë, bën rezistencë
  • LAJMI I FUNDIT | Ngjarja në Elbasan, Policia: Banesa është rrethuar nga Forcat Shqiponja
  • LAJMI I FUNDIT | Elbasan, personi i cili po qëllon, i identifikuar si Lefter Zhidru, 71 vjeç