Mbi 6000 të infektuar të rinj në Francë, ulet numri i të shtruarve në spitale

FRANCA MASKAT KR frame 522 1100x620

Franca ka regjistruar një tjetër rekord gjatë kësaj jave për sa i përket numrit të personave të prekur me koronavirus brenda 24 orëve.

Sipas autoriteteve shëndetësore 6111 persona të tjerë rezultuan të infektuar me virusin vdekjeprurës, shifra këto që nuk ishin përsëritur që prej muajit prill.

Lajmi i mirë vjen nga spitalet franceze ku bëhet me dije se është ulur numri i personave të shtruar dhe atyre që ndodhen në terapi intesive.