Pogba me koronavirus, nuk grumbullohet me Francën

pogba 600x338

Paul Pogba, mesfushori i Manchester United, dhe Tanguy Ndombele i Tottenham janë lënë jashtë përfaqësueses së Francës pasi kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Të dy mesfushorët do të izolohen për 14 ditë.

Gjithashtu, edhe Sheffield United, Brighton dhe West Ham kanë konfirmuar raste me futbollistë të prekur gjatë javëve të fundit.

Premier League do të nisë sezonin e ri më 12 shtator, ku mes ekipeve të para në fushë zbresin kampionët e Liverpool dhe Arsenal, ndërsa mbetet në dyshim debutimi i Chelsea përballë Brighton, të hënën e 14 shtatorit.