Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Putin “kërcënon” Bjellorusinë: Gati trupat për të ndërhyrë, por nuk ka ardhur momenti

Nga A2 CNN
27 Gusht 2020, 16:21 | Bota
Putin “kërcënon” Bjellorusinë: Gati trupat për

“I ftuar nga vetë Lukashenko, kam organizuar një rezervë trupash të forcave të rendit që është gati të ndërhyjë në Bjellorusi, edhe për momentin nuk duket e nevojshme”. Këto janë fjalët e presidentit rus Vladimir Putin, të shprehura në një intervistë të sotme me televizionin Rossija 1, dhe që për protestuesit në Minsk, por paradoksalisht edhe për vetë Lukashenkon, nuk duken aspak si një ogur i mirë.

Lideri rus nënvizoi faktin se një forcë e tillë ”paqeruajtëse” nuk do të ndërhyjë deri kur ”ekstremistët të fillojnë të djegin automjetet ose shtëpitë.  Por për momentin situata duket drejt normalizimit”, deklaroi Putin, që gjithsesi shtoi se “nuk mund të jemi indiferent ndaj asaj që po ndodh në Bjellorusi, sepse për ne është vendi më i afërt”.

Por sipas presidentit, edhe Lukashenko duhet të shohë me vëmendje sinjalet që po i jep populli që qeverish prej pothuajse tre dekadash, sepse "në qoftë se populli proteston në shesh, duhet reaguar".

https://a2news.com/2020/08/19/be-presion-bjellorusise-opozita-kerkon-ndihme-rusia-mos-nderhyni/

Reagimi i forcave bjelloruse ndaj protestuesëve është gjykuar si i moderuar nga Putin, që shton edhe një thumb ndaj SHBA: “ Ishte i moderuar, keni parë në Amerikë si qëllojnë pas shpinë?”.

Ndërkohë, Putin ka mbyllur edhe polemikën me Lukashenkon për mercenarët e Wagner që u akuzuan nga lideri i Minskut si tentativë ndërhyrje të Moskës në zgjedhjet presidenciale. “Është një operacion ukrainas në bashkëpunim me amerikanët”, deklaroi Putin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani