Serie A, Torino zyrtarizon mbrojtësin kosovar

Mërgim Vojvoda është zyrtarisht pjesë e Serie A. Mbrojtësi i përfaqësueses kosovare u prezantua sot në selinë e ekipit të Torinos, me të cilin futbollisti ka firmosur një kontratë 4-vjeçare.

I rritur në Belgjikë, mbrojtësi ka filluar karrierën me Royal Mouscron në vitin 2016, 25-vjeçari u ble nga italianët prej gjigantëve të Standardit të Liezhës.

Fillimisht mbrojtësi ka luajtur me Shpresat e Shqipërisë por më pas ka zgjedhur Kosovën, me të cilën ka zhvilluar 22 ndeshje dhe shënuar një gol, dhe tashmë shihet si përforcim i rëndësishëm për Torinon.