Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shtimi i rasteve me Covid-19, Franca dhe Gjermania vendosin masa kufizuese

Nga A2 CNN
27 Gusht 2020, 15:29 | Bota
Shtimi i rasteve me Covid-19, Franca dhe Gjermania vendosin masa kufizuese

Vijon rritja e numrit të rasteve të reja me Covid-19 në Europë. Qeveritë po mobilizohen për të shmangur një skenar të ngjashëm me atë të muajve të parë të këtij viti.

Kryeministri francez, Zhan Kasteks, tha se qeveria e tij duhet të lëvizë shumë shpejt për të frenuar valën e re të Covid-19. Ndryshe nga presidenti Emmanuel Macron, shefi i qeverisë nuk përjashtoi mundësinë e izolimit total: “Dua që të dini se është detyrim i yni që t’u paraprijmë dhe parashikojmë të gjitha teoritë, gjë e cila më detyron të them dy gjëra. Para së gjithash, kemi gati planet për izolime të reja, që nënkupton masën më të rëndë, qoftë në nivel lokal apo kombëtar”.

Qeveria e Parisit fajëson të rinjtë për rritjen e nivelit të qarkullimit të infeksionit dhe Kasteks nënvizon se kjo situatë mund të përkeqësohet nëse nuk reagohet shpejt. Ai njoftoi se mbajtja e maskës mbrojtëse është e detyrueshme në çdo cep të Parisit, qytet i cili konsiderohet zonë e kuqe. Masë kjo e vendosur edhe në qytete të tjera. Gjyshërve u është kërkuar që të mos shoqërojnë apo marrin mbesat dhe nipërit nga shkollat nga frika e një mbipopullimi të spitaleve.

Në gjurmët e Francës është edhe Gjermania që ka vendosur disa kufizime për të luftuar rritjen e nivelit të përhapjes së koronavirusit. Vetëm 25 veta do të lejohen të marrin pjesë në festat private, teksa ndalimi i eventeve të mëdha do të mbesë në fuqi deri në fund të vitit. Qeveria gjermane do të vendosë gjobë deri në 50 euro për ata që nuk mbajnë maskë dhe fansat do të qëndrojnë larg stadiumeve deri në fund të vitit 2020.

A2 CNN Livestream

Dita jonë