Tension midis Kinës dhe SHBA, Pekini lëshon raketën “killer” të aeroplanmbajtësve

Ngrihet tensioni midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në detin e Kinës Jugore. Pekini ka lëshuar dy raketa balistike që përfunduan në det si përgjigje ndaj aksionit ushtarak amerikan të së martës, ku një aeroplan “spiun” U-2 hyri në hapësirën ajrore kineze pa leje, gjatë një stërvitje ushtarake të forcave detare të vendit aziatik.   

Një nga raketat, me kodin DF-21D, është raketë me rreze mesatare dhe u nis nga provinca e Zhejiang, por ajo që shqetëson më shumë Pentagonin është raketa DF-26B e quajtur edhe si “killeri i aeroplanmbajtësve”, që brenda rrezes së 4500 kilometrave mund të shkaktojë dëme fatale edhe gjigantëve të detit ku mbështetet epërsia detare amerikane, dhe mund të mbajë edhe ngarkesë bërthamore.  

Liu Xiaoming, ambasadori kinez në SHBA, denoncoi aksionin amerikan si shqetësues për aktivitetin stërvitor të trupave kineze. Por nga ana tjetër zyrtarët e Pentagonit e kanë bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara kanë përgjegjësi në Paqësor dhe nuk do t’u “lëshojnë pe” vendeve të tjera që duan të marrin përparësi, duke nënkuptuar këtu pikërisht ambiciet e Pekinit mbi atë zonë.