Trofeun nuk e fitoi dot, Cristiano ngushëllohet me golin më të bukur të Champions-it

ronaldo cristiano 1100x620

Goli më i bukur i sezonit 2019/2020 është i Cristiano Ronaldos. Sulmuesi i Juventusit mori çmimin nga UEFA për golin e fitores 2-1 kundër Lionit, në ndeshjen e kthimit të 1/8-ve.

Një kryevepër nga distanca, me topin që përfundoi në trekëndësh, por që nuk mjaftoi për t’i dhënë kualifikimin bardhezinjve.

Ishin rreth 400 000 tifozët që votuan për golin më të bukur të sezonit, me Sabitzer (Leipzig) dhe Cuadrado (Juventus) që fituan respektivisht çmimin e dytë dhe të tretë.