U rrezikua anulimi i sezonit, NBA vendos të vazhdojë “playoff”-in

nba 600x338

Basketbolli amerikan ishte shumë pranë anulimit të sezonit, por mbledhja mes lojtarëve dhe pronarëve të skuadrave doli në përfundimin që sezoni duhet të vijojë.

Vetëm dy ekipet e Los Angeles, Lakers dhe Clippers, ishin të mendimit që gjithçka të lihej dhe sezoni të përfundonte që sot. Por, disa mbledhje të tjera joinformale mes lojtarëve më të rëndësishëm të NBA, bënë që të vendosej se ky sezon, i ndërprerë për disa muaj për shkak të koronavirusit, të përfundonte me sukses.

Kalendari do të ristrukturohet pas ndeshjeve të pezulluara për shkak të protestës së basketbollistëve pas videos së një polici që qëlloi me armë 7 herë ndaj një afro-amerikani.