17 banesa të vjedhura në 3 muaj, arrestohet autori i dyshuar në Korçë

policia arrestimi 1100x620

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i 17 vjedhjeve në këtë qytet.

Në pranga është vënë shtetasi me inicialet E. B., 33 vjeç, i dënuar edhe më parë për vjedhje. Ai ishte në monitorim nga policia, ndërsa u kap në flagrancë në lagjen nr. 1, duke vjedhur në banesën e shtetasit V. T.

“Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera, këqyrja e pamjeve filmike dhe provave të grumbulluara, u dokumentuan edhe 16 vjedhje të tjera, ngjarje të ndodhura tre muajt e fundit në Korçë, ku janë vjedhur piktura me vlerë, sasi lekësh, orendi e pajisje shtëpiake, autor i të cilave dyshohet të jetë shtetasi E. B., konkretisht:

– Në lagjen nr. 3, është vjedhur banesa e shtetases V. M.

– Në lagjen nr. 10, është vjedhur banesa e shtetasit J. Ç.

– Në lagjen nr. 12, janë tentuar të vidhen 4 banesa; është vjedhur banesa e shtetasit M. K., dhe dyqani i shtetasit K. B.

– Në lagjen nr. 17, është vjedhur lokali i shtetasit A. Xh.

– Në lagjen nr. 18, është vjedhur lokali i shtetasit Sh. G., banesa e shtetasve L. G;  Ll. P; dhe A. Ç; është tentuar të vidhet banesa e shtetasit Dh. G; dhe është vjedhur dyqani i shtetasit I. C.

– Në lagjen nr. 1, është tentuar të vidhet një objekt kulti. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan piktura me vlerë dhe sende të tjera të vjedhura”, bën të ditur policia.