Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Afro-amerikani i plagosur, familjarët: Blake po qëndron i prangosur në spital

Nga A2 CNN
28 Gusht 2020, 13:05 | Bota
Afro-amerikani i plagosur, familjarët: Blake po qëndron i prangosur

Nuk përfundojnë vuajtjet për afro-amerikanin, Jacob Blake, i cili u plagos rëndë nga policia amerikane në Kenosha të Wisconsin. 29-vjeçari, i cili po trajtohet në spital, është prangosur në shtrat, sipas asaj që njofton familja e tij.

“Kjo është një fyerje për të plagosurin”, u shpreh xhaxhai i afro-amerikanit, Justin Blake për CNN. Gjithashtu, ai shtoi se kjo është e padrejtë dhe e pakuptimtë pasi Jacob Blake është i paralizuar dhe nuk mund të ecë.

Ky i fundit po rikuperohet pas ndërhyrjes kirurgjikale që i shpëtoi jetën. Të dielën e kaluar ai u qëllua me 7 plumba nga policia pasi nuk iu përgjigj thirrjes së agjentëve për të ndaluar dhe hapi derën e makinës.

Autoritetet po tentonin ta shoqëronin atë në komisariat pasi kishin marrë një telefonatë nga ish-partnerja e Blake për shkelje të pronës private. Plagosja nga policia nxiti një valë të re protestash me sfond racor në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë trazirave pati dhe dy viktima. Për këtë krim është arrestuar dhe akuzuar një adoleshent në Wisconsin. 17-vjeçari, Kyle Rittenhouse tha për mediat se ishte detyra e tij të ruante ndërtesat në Kenosha kundër protestuesve. Nga profilet e tij në rrjete sociale rezulton se është mbështetës i Donald Trump dhe i apasionuar pas armëve dhe policisë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë