Chelsea i pandalshëm në merkato, zyrtarizon edhe Thiago Silva-n

thiago silva 1100x620

Pas Werner, Ziyech, Sarr e Chilwell, Chelsea ka vijuar me transferimet e bujshme në merkato dhe i fundit është braziliani Thiago Silva.

35-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje njëvjeçare me londinezët, ndërsa lajmi është konfirmuar nga vetë skuadra.

“Chelsea ka transferuar njërin nga emrat më të mëdhenj në futbollin botëror, Thiago Silva. Braziliani ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për 12 muaj të tjerë”, thuhet në njoftimin e Chelsea-t.

Silva mbylli 8 vite të mbushur me trofe te PSG edhe pse i munguan ata europianë, ku dështimi më i fundit ishte ai në finalen e këtij sezoni në Champions ndaj Bayern.