F1, Verstappen “fluturon” në provat e lira. Ferrari për turp

verstappen 1 600x338

Max Verstappen ishte i pakapshëm në sesionin e dytë të provave të lira të Çmimit të Madh të Belgjikës. Piloti i Red Bullit i la pas të gjithë me kohën 1’43″744.

I dyti u rendit Daniel Ricciardo me Renault, ndërsa i treti Lewis Hamilton (Mercedes).

Performancë tejet e dobët për Ferrarin, që e sheh veten gati dy sekonda nga kryesuesit, me Leclerc në vendin e 15 dhe Vettel në vendin e 17. Pista belge e Spa-Francorchamps ka nxjerrë në pah të gjithë mediokritetin e SF1000 dhe duket e vështirë që Ferrari të kalojë pragun e Q1 në provat zyrtare.

Për momentin, duket se Leclerc dhe Vettel luftën në garë do ta kenë me makinat Alfa Romeo, Haas dhe Williams.