Franca shënon rritje galopante të të infektuarve, Macron: Nuk përjashtohet një izolim i dytë

franca 600x338

“Nuk përjashtohet mundësia e një izolimi të dytë, megjithatë ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta ndaluar diçka të tillë”. Kështu deklaroi presidenti francez Emanuel Macron pas të dhënave zyrtare ditore ku vendi regjistroi 7379 raste të reja dhe 20 viktima.

Në komunikatën e autoriteteve shëndetësore franceze thuhet mes të tjerash se dinamika e avancimit të epidemisë është eksponenciale dhe se të dhënat e shtrimeve në spitale janë në rritje.

Momentalisht në spitalet franceze ndodhen 4535 persona të shtruar, 387 prej të cilëve në terapi intensive.

Ndërkohë në Spanjë janë 3828 persona të tjerë të infektuar dhe 15 viktima në 24 orët e fundit. Maditi zyrtar ka njoftuar që në shtator të gjithë nxënësit nga 6 vjeç do të jenë të detyruar të mbajnë maska në ambientet e shkollave.