Grabitet me dhunë kambisti në Prrenjas, shoqërohen 8 persona

auto policia naten aksident 933x4451551987267 600x338

Policia e Shtetit njofton se në orët e mbrëmjes së të premtes,  persona ende të paidetifikuar dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh shtetasit B.Sh. në fshatin Katjel, ndërsa ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij në Prrenjas.

Menjëherë kanë nisur hetimet dhe deri në këto momente janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë së Librazhdit 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Nuk bëhet ende e ditur sasia e parave të grabitura, ndërkohë që vijon krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Pogradecit dhe Librazhdit.