Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Harris: Trump dështoi në mbrojtjen e amerikanëve

Nga A2 CNN
28 Gusht 2020, 15:51 | Bota
Harris: Trump dështoi në mbrojtjen e amerikanëve

Demokratët iu përgjigjën sulmeve të presidentit Donald Trump ndaj kandidatit Joe Biden. Bashkëgaruesja e tij, Kamal Harris, kritikoi kreun e Shtëpisë së Bardhë për menaxhimin e pandemisë duke theksuar se dështoi në detyrën bazë, mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

“Donald Trump ka dështuar në detyrën bazë dhe të rëndësishme të një presidenti të Shteteve të Bashkuara. Ai dështoi në mbrojtjen e qytetarëve amerikanë. Kjo është tepër e qartë. Trump tregoi atë që në gjuhën profesionale ligjore ne e quajmë “nënvlerësim” të mirëqënies së popullit amerikan. Është një nënvlerësim për rrezikun që një pandemi përbën për jetët amerikane. Për shkatërrimin që do t’i bëjë ekonomisë sonë. Për dëmet që do t’i sjellë komuniteteve me ngjyrë, të cilat janë subjekt i racizmit të vazhdueshëm për gjenerata. Për kaosin që shkakton në jetët tona të përditshme, duke e bërë të pamundur për shumë fëmijë që të shkojnë në shkolla. Duke e bërë të pamundur të jetojmë normalisht dhe me një sens sigurie. Është detyra e tij të na mbrojë. Por, ka dështuar dhe në mënyrë mizerabël”, tha Harris.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli