Hyn në fuqi ligji, për 1 vit pagat dhe shpërblimet e futbollistëve nuk tatohen

air albania 1100x620

Përjashtohen 1 vit nga tatimi mbi të ardhurat personale pagat dhe shpërblimet e sportistëve. Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi i qeverisë, që i shtrin efektet nga 1 janari 2021 deri më 31 dhjetor 2022.

Përfitues të masës lehtësuese do të jenë të gjithë sportistët, të cilët kanë kontrata të rregullta me klubet sportive dhe që njihen nga federatat përkatëse sportive.

Kjo lehtësi fiskale u mor nga qeveria në kuadër të situatës të krijuar nga pandemia e Covid-19, ku për 3 muaj në vend, mbajtja e ndeshjeve sportive ishte e ndaluar.