I preu kokën së bijës 14-vjeçare për krenari, babai dënohet me vetëm 9 vite burg

vajza iran 600x338

Një burrë i cili i preu kokën vajzës së tij 14-vjeçare kur ajo po flinte është dënuar me vetëm 9 vite burg në Iran.

Romina Ashrafi u vra në maj të këtij viti dhe dënimi i dhënë për babain e saj është quajtur “dhunë institucionale” nga opinioni publik në Republikën Islamike.

Burri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u dënua me 9 vjet heqje lirie, pavarësisht se bashkëshortja e tij, Rana Dashti, kërkoi dënimin me vdekje.

“Ky dënim më ka tmerruar. Nuk dua që burri të kthehet në fshat kurrë më. Dua që dënimi të ndryshojë dhe të bëhet ekzekutim, përndryshe do të kem frikë për jetën e pjesëtarëve të tjerë të familjes sime”, tha gruaja.

14-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia pasi babai i saj nuk i kishte dhënë leje për t’u martuar me një burrë 15 vite më të madh sesa ajo.