Italia shënon një tjetër rritje të rasteve me koronavirus, 9 viktima

itali stacione maska covid 1100x620

Janë 1.462 rastet e reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Itali, krahasuar me 1411 që ishin një ditë më parë, duke shënuar një rritje të lehtë.

Sipas Emergjencave Civile, 9 persona të tjerë kanë humbur jetën, ndërkohë që testimet kanë arritur në shifrat 97 mijë në një ditë.

Rritje ka pësuar dhe numri i pacientëve në terapi intensive, ndërsa totalisht janë të hospitalizuar 1178 persona.

Aktualisht në Itali janë ende 23.035 persona aktivë me koronavirus.