“Kishte natyrë diskriminuese”, OKB: Dhuna e policisë ndaj Blake ishte e tepërt

blake okb 1100x620

Lidhur me plagosjen e afro-amerikanit të paarmatosur nga policia ka reaguar edhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut. Organizata e konsideron dhunën e forcave të rendit të tepruar dhe diskriminuese.

 “Nga imazhet në dispozicion që i kemi parë, policia shfaqet të ketë përdorur një forcë kundër Jacob Blake, e cila është e tepruar dhe zyrtarët ligjzbatues nuk kanë respektuar standardet ndërkombëtare për përdorimin e forcës së qëllimshme vdekjeprurëse, me armë zjarri. Gjithashtu duket se përdorimi i forcës kundër Blake, me shumë mundësi është i natyrës diskriminuese”, deklaroi Rupert Colville, nga zyra e OKB për të Drejtat e Njeriut.