Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kryeministri japonez drejt largimit, Abe do të dorëhiqet për arsye shëndetësore

Nga A2 CNN
28 Gusht 2020, 08:51 | Bota
Kryeministri japonez drejt largimit, Abe do të dorëhiqet për

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, njoftoi se do të dorëhiqet nga drejtimi i qeverisë për arsye shëndetësore. Ai ka vuajtur prej vitesh nga koliti ulçerativ, një sëmundje inflamatore e zorrëve, por gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm kohëve të fundit. 65-vjeçari tha se dëshironte të shmangte shkaktimin e problemeve për qeverinë e tij.

“Duhej të luftoja kundër sëmundjes dhe të trajtohesha pasi nuk isha në gjendje perfekte sa i përket shëndetit dhe akoma duhet të ndërmarr vendime të rëndësishme politike. Nuk mund të bëj gabime në vendimmarrjet e rëndësishme. Mbështetjes së publikut, duhet t’i përgjigjem me besim. Unë nuk mund ta bëj këtë dhe prandaj kam vendosur të mos vazhdoj punën time si kryeministër”, u shpreh Abe.

Reagime të ndryshme erdhën nga banorët në Japoni lidhur me këtë zhvillim. Vitin e kaluar, Abe u shndërrua në kryeministrin që ka qëndruar më gjatë në pushtet. Puna e tij në drejtim të qeverisë nisi në vitin 2012. Dorëheqja e tij do të vijë sapo të gjendet pasuesi brenda Partisë Demokratike Liberale në pushtet. Ndërkohë, në 2007 Shinzo Abe dha dorëheqjen në mënyrë të papritur nga posti i kryeministrit pikërisht nga kjo sëmundje që i është kthyer në gjendje kronike. Kjo e ka prekur atë që kur ishte adoleshent. Abe zotëron një reputacion si politikan konservativ dhe nacionalist dhe vlerësohet për rritjen dhe politikat ekonomike që kanë ngritur nivelin e Japonisë. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani