Nga Messi te Ronaldo, Suarez drejt Torino-s

Messi Suarez Barcelona 1100x620

Lionel Messi është ai që ka pushtuar mediet sportive gjatë ditëve të fundit pasi me shumë mundësi do të jetë në një tjetër skuadër, për herë të parë, në sezonin e ri.

Megjithatë, një tjetër emër i madh që është ende pa një skuadër është Suarez, “një kohë e prerë” për revolucionin e ri të Barcelonës.

Pasi te katalanasit u shpall i padëshiruar, u fol se uruguaiani mund të kalonte në MLS, por së fundmi, Goal.com ka shkruar se Suarez i është ofruar Juventusit, i cili është në kërkim të partnerit të Ronaldos në sulm pasi largoi Higuain.

Sipas kësaj faqe sportive, bardhezinjtë mund ta sjellin në Torino 33-vjeçarin për rreth 40 milionë euro, duke bërë që nga Lionel Messi, Suarez të përfundonte në shok skuadre me Cristiano Ronaldon.