Njihuni me çiftin më të vjetër në botë

Julio César Mora dhe Waldramina Quintero kanë hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si çifti më jetëgjatë në botë. 110-vjeçari dhe 104-vjeçarja, të dy nga Ekuadori, janë njohur në vitin 1934 dhe janë martuar në vitin 1941. Së bashku, mosha e tyre është 214 vite dhe 358 ditë.

Sipas tyre, sekreti i marrëdhënies së shkëlqyer që kanë është dashuria dhe respekti ndaj njëri-tjetrit që në ditën e parë kur janë takuar.

Çifti u martua fshehtazi pasi familjet respektive ishin kundër kësaj martese. Por, me kalimin e kohës dhe me durim të madh, Julio dhe Waldramina arritën që të bindnin prindërit përkatës se kishin bërë zgjedhjen e duhur.

Ata kanë 5 fëmijë, 11 nipër dhe 21 stërnipër.

“Kurrë nuk kemi bërë sherr dhe kurrë nuk jemi zënë. Kemi pasur mosmarrëveshjet tona, por kurrë nuk kemi futur fëmijët në mes”, tha çifti.