Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Përmbyllet konventa republikane, Trump akuzon Biden: Do të shkatërrojë ëndrrën amerikane

Nga A2 CNN
28 Gusht 2020, 09:57 | Bota

“Joe Biden do të shkatërrojë ëndrrën amerikane nëse fiton Shtëpinë e Bardhë në nëntor”. Paralajmërimi u lëshua nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Duke folur në natën finale të konventës së republikanëve, ku pranoi zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale, ai e cilësoi kundërshtarin politik si “shkatërrimtar të madhështisë amerikane”. Trump theksoi se Demokratët do të lëshojnë “anarki të dhunshme” në qytetet e Shteteve të Bashkuara.

https://www.youtube.com/watch?v=wCq-L7U6BvA

Ndërkohë, sipas sondazheve të fundit, Biden zotëron një epërsi shumë të vogël me një shifër ndaj Trump, teksa kanë mbetur dhe 68 ditë përpara se votuesit të japin verdiktin e tyre. Gjithashtu do të mbajnë dhe 3 debate televizive ku do të ballafaqojnë politikat e tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani