Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Putin tregon se si reagoi vajza e tij ndaj vaksinës Sputnik V

Nga A2 CNN
28 Gusht 2020, 21:50 | Bota
Putin tregon se si reagoi vajza e tij ndaj vaksinës Sputnik V

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të enjten se vendi i tij do të prodhojë edhe një vaksinë të dytë kundër koronavirusit, që do të jetë gati në shtator, ndërkohë që vaksina e parë, Sputnik V, është provuar nga vajza e tij.

Putin tregoi për “RT” se si u ndje vajza pas vaksinës: “Pati një rritje temperature. 21 ditë më vonë, pas vaksinës së dytë, pati sërish një rritje të lehtë temperature, por gjithçka kaloi mirë”.

“Sot, specialistët tanë e kanë të qartë se kjo vaksinë krijon imunitet të qëndrueshëm, krijon antitrupa, si në rastin e vajzës sime, dhe është e padëmshme. Falë Zotit, vajza ime është mirë”, shtoi Putin.

Pavarësisht optimizmit të Presidentit rus, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dyshime mbi vaksinat ruse. Zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasarevic, u shpreh se progresi i vaksinës nuk duhet të kompromentojë sigurinë e shëndetit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë