Rama: Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi

edi rama  1100x620

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me deklaratën për shtyp të Partisë Demokratike, e cila nënvizonte se në lidhje me çështjen e kufirit detar me Greqinë mungon, ndërkohë që, sipas PD-së, “kryeminstri Rama ka zgjedhur të fshihet pas sulmeve dhe gjuhës vulgare”.

Në Twitter, Rama shkroi: “Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD! Të qash për ata që vazhdojnë e hanë për djathë sapunin e PD apo të qeshësh me këtë Artist që s’e ka shokun për të bërë sikur? Je i madh Lul, sinqerisht, shyqyr s’u more me shitje djathi se do kishim mbetur pa copën e sapunit”.