Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rama në Këshillin Special të OSBE-së për Bjellorusinë: Situata e rëndë, por vjen gjithmonë momenti për dialog

Nga A2 CNN
28 Gusht 2020, 10:40 | Politikë
Rama në Këshillin Special të OSBE-së për

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbledhur në Vjenë Këshillin Special të OSBE-së që ai kryeson. Rama në fjalimin e tij nënvizoi rëndësinë që qeveria e Minskut të pranojë ofertën e ndërmjetësimit të OSBE-së, duke synuar një dialog konstruktiv ndaj palëve.

“Bjellorusia nuk është vendi i parë dhe vendi i fundit që ndodhet në këtë situatë. Për këtë arsyeje paketa e ofertës së OSBE-së për Bjellorusinë shkon edhe përtej këtij vendi. OSBE ofron një proces për uljen e tensioneve, si organizatë kemi përvojë dhe energji demokratike, le ta përdorim këtë për të mirë”, tha Rama duke shtuar se edhe pse situata duket e rëndë dhe nuk ka mirëkuptim, “sado keq mund të jenë gjërat sot, do të këtë një moment ku do të ketë një pajtim, në respektim të sovranitetit dhe të drejtave të njeriut”.

https://a2news.com/2020/08/28/kriza-bjelloruse-rama-mbledh-ne-vjene-keshillin-special-te-osbe/

Rama theksoi se oferta nuk është një imponim i OSBE-së ndaj Bjellorusisë, por një ofertë ndihme nga një organizatë që krenohet me qasjen e saj gjithëpërfshirëse.

https://a2news.com/2020/08/20/kriza-ne-bjellorusi-lavrov-refuzon-ramen-bjelloruset-te-lejohen-te-zgjidhin-vete-punet-e-tyre/

Objektivi kryesor për të është “përmirësimi i të drejtave të njeriut në vend, jo më vonë, por tani, është e pakonceptueshme të ketë dialog pa respektuar thelbin e demokracisë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani