Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Studimi britanik, fëmijët shumë pak të rrezikuar nga kthimi në shkolla

Nga A2 CNN
28 Gusht 2020, 17:11 | Bota
Studimi britanik, fëmijët shumë pak të rrezikuar nga kthimi

Prindërit duhet të ndihen të sigurtë me kthimin e fëmijëve të tyre në shkolla. Garancia vjen nga Mbretëria e Bashkuar që ka kryer një studim për këtë çështje, duke dalë në konkluzionin se Covid-19 nuk ka shkaktuar vdekjen e ndonjë nxënësi. Në të janë përfshirë fëmijë me koronavirus të shtruar në spitalet e Anglisë, Uellsit dhe Skocisë.

Sipas studimit, fëmijët kanë pasur nevojë për shumë pak trajtim kundër infeksionit koronavirus. Megjithatë, fëmijët me ngjyrë, ata obezë dhe foshnjet kanë shfaqur rrezikshmëri më të lartë.

Konkluzionet e studimit, të publikuara nga Revista Mjekësore Britanike, janë shqyrtuar nga autoritetet mjekësore të Mbretërisë së Bashkuar që kanë nxjerrë një deklaratë duke garantuar sigurinë e kthimit të fëmijëve dhe mësuesve në shkolla.

Në studim janë përfshirë 651 fëmijë dhe publikimi i tij vjen përpara rihapjes së shkollave në Angli dhe Uells. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani