Turi i dytë Europa League, Tottenham mes rivalëve të mundshëm të shqiptarëve

MB TURI I DYTE KUNDERSHTARET MILAN TOTTENHAM frame 1051 1100x620

Pas festës së kualifikimit në turin e dytë, skuadrat shqiptare, nga Teuta, Laçi e Kukësi për të vijuar me Renovën, ëndërrojnë që të ndeshen me emra të mëdhenj të futbollit europian.

Mes kundërshtarëve të mundshëm, sipas koeficientëve të UEFA-s, janë Milan, Totenham, Basel, Wolfsburg, Gallatasaray, por edhe një tjetër duel i zjarrtë me serbët e Partizanit të Beogradit.

Edhe Shkëndija e Tetovës, duke qenë në vazon e skuadrave favorite, mund të jetë një kundërshtar i mundshëm, çka do të rezervonte një derbi shqiptar në turin e dytë të Europa League.