Ulet ndjeshëm bilanci i COVID-19 në Kosovë

Koronavirusi ne kosove 1100x620

Ulet ndjeshëm bilanci i pandemisë në Kosovë. Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, janë 119 të infektuarit nga COVID-19, me Prishtinën që mbetet vatra kryesore me 36 raste, e ndjekur nga Gjilani  (14) dhe Vushttria (10).  

Një person ka humbur jetën, ndërkohë që dje viktimat ishin gjashtë dhe rritet numri i të shëruarve, 154.  

Numri total i rasteve pozitive është 13.100 dhe ai i vdekjeve 499.