Vërshëllima në fjalim, protestë kundër Trump pranë Shtëpisë së Bardhë

MB PROTESTA TRUMP frame 568 1100x620

Teksa Donald Trump pranonte nominimin e Partisë Republikane, qindra demonstrues u mblodhën pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Duke iu rënë borive dhe vërshëllyer bilbilat, protestuesit kundërshtuan kandidaturën e presidentit amerikan dhe shpresuan që kakofonia e tyre të dëgjohej më tepër se fjalimi i Trump.

Si rikujtesë për përçarjen që mbizotëron në vend, të pranishmit në Konventën Republikane mundën të dëgjonin zhurmën e shkaktuar nga manifestuesit.

Këta të fundit u përballën me një Shtëpi të Bardhë të fortifikuar që prej protestave për George Floyd, afro-amerikanin që humbi jetën në maj nga dhuna e policisë.