Vrasja e Florian Lamçes, policia arreston edhe dy persona

Untitled collage 24 1100x620 1 1100x620

Dy persona të tjerë janë vënë në pranga nga Policia e Elbasanit për vrasjen e Florian Lamçe me sende të forta me datë 30 korrik.

Bëhet e ditur se në pranga janë vënë shtetasit M.M., 33 vjeç dhe A.L., 40 vjeç, të dy banues në Elbasan.

“Kapja dhe ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka vendosur për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Moskallëzim të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në ngarkim të shtetasit M.M  dhe “Moskallëzim të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklarim i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore” në ngarkim të shtetasit A.L.”, njofton policia.

Për këtë ngjarje vijojnë të qëndrojnë në burg Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe Ardjano Hajdarin, të cilët dyshohen si autorë të ngjarjes.