Alarm te Kombëtarja Shpresa, mbrojtësi i Apolonisë rezulton pozitiv me Covid-19

MB SHPRESAT COVID 19 frame 165 1100x620

Sikur të mos mjaftonin dilemat për Jon Mersinaj dhe mungesa e Enis Çokaj, për shkak se dy futbollistët janë në karantinë në Kroaci, tashmë konfirmohet një tjetër futbollist pozitiv.

Bëhet fjalë për mbrojtësin fierak, Eljon Sota, i cili ka rezultuar i prekur nga Covid-19. Konfirmimi erdhi pas anulimit të miqësores ndërmjet Kastriotit dhe Apolonisë, dy skuadrave që në këtë sezon janë rikthyer në elitë.

Mbrojtësi i Apolonisë tashmë do të mbetet jashtë përfaqësueses së 21-vjeçarëve, ndërsa skuadra e Alban Bushit do t’i nënshtrohet sërish testit të tamponit, përpara ndeshjes së 4 shtatorit në Austri.