Bllokimi i Kapshticës, qindra qytetarë do kalojnë natën në qiell të hapur

Screenshot 6 7 600x338

Vijon situata e bllokimit të qytetarëve shqiptarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticë.

Shumë qytetarë kanë prej mëngjesit që qëndrojnë pranë pikës së kalimit kufitar dhe deklarojnë se do të qëndrojnë aty pasi nuk duan të humbasin radhën dhe t’iu kalojë afati i vlefshmërisë së testit të tamponit.

Pala greke e mbyllin kalimin e udhëtarëve në orët e para të mëngjesit të së shtunës dhe njoftoi se nuk do të bënte lëshime pasi numri prej 300 personash për të kaluar ishte plotësuar.

Numri i shtetasve në radhë është shtuar edhe më shumë se në mëngjes dhe vargu i automjeteve ka  arritur në 2 km.