Frika nga koronavirusi, Werder nuk lejon Rashicën t’i bashkohet Kosovës

rashica 600x338

Sulmuesi Milot Rashica do të jetë mungesa e madhe e Kosovës në dy ndeshjet e shtatorit të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Dardanët do të nisin aventurën e re në Ligën e Kombeve më 3 shtator me Moldavinë, ndërsa tre ditë më vonë do të presin Greqinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës.

Është vet klubi gjerman Werder Bremen që ka konfirmuar mungesën e Rashicës në dy ndeshjet e Kosovës dhe kjo për shkak se ai rrezikon 14 ditë karantinë pas kthimit, për shkak të rregullave kundër koronavirusit.

Përveç Rashicës, Kosovës pritet t’i mungojnë edhe Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli, Idriz Voca, Herolind Shala dhe Elbasan Rashani.