Kapet nëndetësja që kishte brenda kokainë me vlerë 18 milionë dollarë

Autoritetet kolumbiane kanë kapur një nëndetëse që po transportonte kokainë me vlerë 18 milionë dollarë për një kartel meksikan droge.

Sekuestrimi ndodhi në Tumaco dhe policia arrestoi 3 persona që po drejtonin nëndetësen.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nëndetësja që ka një vlerë prej 1,2 milionë dollarësh ka hapësirë për të transportuar deri në 3 ton kokainë.

Mendohet se transporti po kryhej nga Grupos Armados Organizados Residuales E-30, një nga organizatat kriminale më të rrezikshme kolumbiane. Kjo organizatë kishte marrëveshje për dërgimin e 1 ton kokaine për kartelin e Jalisco.