KQZ e re, Kuvendi hap thirrjet për anëtarët e tre strukturave

KQZ 1100x620

Kuvendi i ka hapur rrugë ngritjes së trupës së re zgjedhore, duke hapur thirrjet për anëtarët në tre institucionet e reja elektorale.

Deri në 18 shtator, u është lënë afat kandidatëve që duan të aplikojnë për detyrën e Komisonerit dhe Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, sikurse për të qenë anëtar në Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve, struktura me 5 anëtarë secila.

Mundësi për të kandiduar kanë ish-funksionarët politikë apo të kabineteve. Nënkomisioneri i zgjedhjeve do të propozohet nga opozita, sipas marrëveshjes politike të 5 qershorit. Sipas ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, afati final për ngritjen e KQZ së re, një strukturë me tre nivele, është 19 tetori.