Lojtari i Kombëtares së Kosovës i bashkohet kampionëve të Shqipërisë

Untitled collage 78 1100x620

Klubi i Tiranës, përmes faqes zyrtare në Facebook, njoftoi se Visar Bekaj është afrimi më i ri i Tiranës në këtë merkato.

Klubi ka arritur blerjen e kartonit të gardianit të Prishtinës, i cili është dhe portier i Kombëtares së Kosovës.

23 vjeçari është tashmë një element kyç në përbërjen e skuadrës dhe do të qëndrojë bardheblu për tre vitet e ardhshme.