Mbi 1 milion pushues nga Kosova drejt Shqipërisë

Qytetarët e Kosovës vijojnë të mbërrijnë me mijëra drejt plazheve shqiptare, duke shënuar numra rekord përgjatë këtij sezoni turistik.

Burime të Policisë së Kosovës i thanë A2 se nga data 1 deri më 25 gusht, drejt Shqipërisë kanë mbërritur 830 mijë pushues, ndërsa vetëm mëngjesin e kësaj të shtune mbërritën 15 mijë të tillë.

Destinacionet mbeten plazhet e Durrësit, Shëngjinit dhe apo të rivierës.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës bën me dije se në total përgjatë këtij sezoni turistik, përllogaritet që numri i pushuesve nga Kosova që mbërrijnë në Shqipëri të jetë mbi 1 milion.

Duket se ky vit bën diferencën, pasi verën e 2019-s u regjistruan 686 mijë pushues nga Kosova.