Messi vazhdon “luftën” me Barcelonën, Guardiola zbarkon në qytet

messi ok 1100x620

Duket se “telenovela” për të ardhmen e Lionnel Messit tek Barcelona po vijon me intensitetin e saj më të madh në ditët e fundit dhe palët nuk kanë ndërmend të arrijnë në një armëpushim.

Nesër klubi blaugrana ka parashikuar një seancë testesh mjekësore për të gjithë grupin, por Leo nuk do të jetë. Dhe këtë gjë argjentinasi e bëri të ditur përmes babait të tij. Në këtë mënyrë ai nuk do të jetë as në grumbullimin e parë të lojtarëve nën urdhrat e trajnerit Koeman që do të zhvillohet të hënën. Në këtë pikë, duket se është e qartë, që Messi e konsideron të përfunduar kontratën e tij tek klubi spanjoll.

Në të njëjtën kohë një lëvizje tjetër është vënë re nga gazetarët në qytetin bask. Gazetarët e “El Chiringuito” kanë fotografuar në një nga restorantet më të famshme trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola.

Nuk dihet nëse ai ka ardhur me mision për të takuar Messin apo nëse refuzimi i “pleshtit” ka të bëjë pikërisht me këtë takim të mundshëm. Megjithatë ujërat po lëvizin dhe lojtari më i mirë i Barcelonës tashmë po largohet përditë e më shumë nga Spanja.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 3 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 70 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 178 pacientë në spital, 18 në terapi intensive, 6 të intubuar
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 124 raste të reja në 24 orët e fundit