Rikthehen radhët e gjata në Kapshticë, pala greke mbyll sportelet pas kalimit të kuotës

kapshtica radha 1100x620

Rikthehen radhët e gjata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Pala greke ka mbyllur sportelet dhe ka pezulluar punën pas plotësimit të kuotës prej 300 personash në ditë që lejohet të kalojnë këtë pikë kufitare.

Aktualisht, ka një numër të lartë automjetesh që po presin të kalojnë në tokën greke. Burime për A2 saktësuan se po bëhen bisedime që rreth 50 shtetas që po presin për të kaluar kufirin, të mund të kalojnë që sot në tokën greke.

Nga ana tjetër, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme sqaroi se Greqia ka mbyllur kufirin për turizëm për shqiptarët deri në 15 shtator.

Në Kapshticë mund të kalojnë kufirin 300 persona në ditë, ndërsa në Kakavijë 700 persona. Ministria sqaron se deri në 19 shtator të gjithë shqiptarëve që shkojnë në rrugë ajrore apo tokësore në Greqi, do u kërkohet testi i tamponit të Covid-19, kryer në 72 orët e fundit.