Të dehur në timon, makina del nga rruga në Pogradec

aksident ok 1100x620

Një aksident rrugor është regjistruar në Pogradec, ku për pasojë dy të rinj janë plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Trebinjë, ku një mjet tip Jeep brenda së cilit udhëtonin 2 të rinjtë ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe dhe ka bërë disa rrotullime në fushë.

Mësohet se të rinjtë kanë konsumuar alkool në një lokal në fshatin Trebinjë dhe janë nisur për të shkuar në shtëpi në fshatin Çezmë, por kanë dalë nga rruga me automjetin.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.