Tregolësh për 8 minuta nga blerja më e shtrenjtë në historinë e Napolit

osimeh 1100x620

Osimhen, blerja më e shtrenjtë në historinë e Napolit, ka shkëlqyer në miqësoren e parë të luajtur me skuadrën e drejtuar nga Gennaro Gattuso.

Sulmuesi u prezantua me një tregolësh në 8 minuta ndaj ekipit modes të Aquila, në takimin e fituar 11-0 nga të kaltërit.

Victor Osimhen, 21-vjeçar nga Nigeria, u ble nga Lille për 50 milionë euro plus bonuset dhe nënshkroi një kontratë 4-vjeçare për 4,5 milionë euro në sezon.