UEFA përzgjedh 23 lojtarët më të mirë të Champions League, mungon CR7

Pas përfundimit të sezonit 2019-2020, UEFA ka përzgjedhur 23 lojtarët më të mirë të Champions League, kompeticionit që u fitua nga Bayern Munchen.

Sigurisht, ekipi kampion është pothuajse i plotë, me përjashtim të Coman, lojtarit që shënoi golin e fitores në finalen ndaj PSG.

Bie në sy edhe mungesa e Cristiano Ronaldos, i cili do të ngushëllohet vetëm me çmimin e golit më të bukur të Champions-it për këtë sezon.

Lista e lojtarëve më të mirë është përzgjedhur nga ekipi i specialistëve të UEFA-s: Packie Bonner, Cosmin Contra, Aitor Karanka, Roberto Martínez, Ginés Meléndez, Phil Neville, Willi Ruttensteiner dhe Gareth Southgate.