Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zjarr pranë Patosit, ndërhyn helikopteri i FA

Nga A2 CNN
29 Gusht 2020, 17:19 | Aktualitet

Një vatër zjarri është regjistruar gjatë së shtunës në zonën mes Patosit, Mallakastrës dhe Roskovecit duke djegur një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe pemë.

Zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe i ndihmuar nga era. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje por nuk kanë mundur dot të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thyer.

Për këtë arsye janë lajmëruar Forcat e Armatosura, të cilat dërguan një helikopter Cougar, i përshtatshëm për shuarjen e zjarreve. Ndërkohë një hetim ka nisur për zbulimin e shkaqeve të zjarrit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë