Bardh Spahia: Ministria vijon mashtrimet, rritja e testimeve vjen nga emigrantët

bardh spahia 1100x620

Anëtari i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka vijuar sot me akuzat e tij ndaj Minsitrisë së Shëndetësisë që sipas tij po manipulon shifrat e raportit ditor.

“Jep një shifër totale të testimeve të kryer, pa specifikuar se sa janë tamponë për raste të dyshuara, pra ajo që sipas protokollit quhet gjurmim dhe sa është numri i tamponëve që bëhen me kërkesë të qytetarëve për nevoja të tyre”, thotë Spahia.

Sipas tij, po jepet një shifër përgjithësuese, “që natyrisht është pak më e lartë”, por që përfshin edhe tamponët e kryer në privat, shumica nga emigrantët të cilëve u duhet testimi për t’u rikthyer në vendin ku jetojnë.

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë  deklaroi se janë kryer 803 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, ndërkohë që 101 persona janë konfirmuar pozitivë dhe 5 ishin viktimat.