Belgjikë, dominim total i Mercedesit, reziston Verstappen, fundoset Ferrari

mercedes formula 1 1100x620

Çmimi i Madh i Belgjikës dëshmoi sërish superioritetin teknik të Mercedesit, që triumfoi edhe në këtë garë me vendin e parë të kampionit të botës Lewis Hamilton, i ndjekur nga shoku i tij Bottas.

Hamilton kujton aktorin e “Black Panther”, Chadwick Boseman, që ndërroi jetë

Pas ”jashtëtokësorëve”, fitues moral është edhe holandezi Max Verstappen i Red Bull, i cili mbeti afër mjeteve Mercedes gjatë gjithë garës, ndërkohë që ngushëllim ka edhe për Ricciardo, që me Renault-in e tij që mori xhiron më të shpejtë dhe vendin e katërt.

Në krizë të zezë tashmë Ferrari, që rrezikon ta mbyllë në anonimitet sezonin, me Vettel dhe Leclerc që nuk iu “shqitën” vendit të 13 dhe 14.