COVID-19 në Itali, ndryshon rajoni më i “nxehtë”, vendi përgatitet për katërfishimin e tamponëve

covid itali 2 1100x620

Sot Italia ka pasur një bilanc lehtësisht më të ulët, për sa i përket pandemisë së COVID-19. Autoritetet italiane raportojnë 1365 raste të reja në 24 orët e fundit, kundër 1444 të ditës së djeshme.

Është rritur ndërkohë bilanci i viktimave, 4 nga 1 të ditës së djeshme. Në spitale gjenden ende 86 persona në terapi intensive.

Është Campania, rajoni me kryeqendër Napolin, vatra më e rëndësishme sot në vendin fqinj me 270 raste, duke kaluar edhe Lombardinë me 235 dhe Lazion me 156.  

Ndërkohë, qeveria italiane i ka kërkuar ministrisë së Shëndetësisë të përgatitet për katërfishim të tamponëve, duke kaluar nga rreth 90 mijë në 300 mijë, me një kosto fillestare që shkon në rreth 40 milionë euro.