Ibrahimovic sërish te Milani: U riktheva në shtëpi

ibrahimovic 600x338

Pas negociatave të gjata, më në fund Zlatan Ibrahimović ka zbarkuar në Milano dhe do të veshë sërish bluzën kuqezi.

Gjiganti suedez mbërriti në Itali mbrëmjen e së shtunës, ndërsa nuk hezitoi të flasë për televizionin e klubit.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer në Milano. Jam rikthyer aty ku ndihem si në shtëpi. Tani duhet të kthehemi në punë. Jam këtu për të dhënë rezultate, për të ndihmuar ekipin, trajnerin dhe klubin ta kthejmë Milanin në vendin e duhur. Kemi bërë mirë në gjashtë muajt e fundit, por nuk kemi fituar asgjë. Tani është e mundur nga fillimi, të rifillojmë punën e palodhshme për të arritur qëllimet tona. Ndihem mirë. Jam në formë”, është shprehur sulmuesi.

Zlatan Ibrahimović do të marrë 7 milionë euro këtë sezon me Milanin.