Koronavirusi në Kosovë, 8 të vdekur në 24 orët e fundit

Koronavirusi ne kosove 1100x620

Numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë vijon të jetë i lartë. Vetëm në 24 orët e fundit, 8 persona kanë ndërruar jetë pasi ishin prekur nga Covid-19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë kryer 460 testime, nga të cilat 119 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Deri tani në Kosovë kanë rezultuar pozitivë 13,334 persona nga 50,683 teste të kryera. Luftën me virusin e kanë humbur 516 qytetarë.